24/11 16:40
Pak ditë pasi grupi ‘NRG Band’ publikoi këngën ‘Ani mori nuse’, një ripërpunim i versionit të vjetër u akuzuan për vjedhje. Reperja Nikka, ka akuzuar grupin e njohur se idenë e këngës e kanë vjedhur nga ajo.
I ftuar në “Shiko kush luan” Besnik Qaka i grupit “NRG Band” sqaroi një herë e mirë këtë histori.
Gjatë lojës “Ndaje ose haje” Besnikut iu kërkua të tregonte të vërtetën e kësaj akuze. Ai u shpreh se asgjë nuk është e vërtetë pasi këngën e kanë kënduar shumë njerëz.
“Kjo këngë nuk ka autor, e kanë kënduar shumë njerëz, kështu që nuk është e vërtetë”- tregoi Besniku.
Top Channel