24/11 12:31
Këngëtarja Teuta Kurti është shkëputur prej disa vitesh nga muzika duke vazhduar profesionin e saj si profesoreshë në Kosovë. Tashmë Teuta është mamaja e 3 fëmijëve dhe duket se kohën më të madhe ia kushton atyre.
Këtë të shtunë Teuta ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”. Gjatë lojës “Ndaje ose haje” këngëtarja u pyet se cili është pengu më i madh që ka për karrierën e saj.
Ajo u shpreh se nuk ka asnjë peng si dhe zbuloi se këtë vit do ti kthehet këngës.
“Nuk kam pengje sepse kam rritur 3 fëmije të mrekullueshëm dhe në 2020-tën do t’i rikthehem këngës”- tha këngëtarja.
Top Channel