Sekretet për të zhdukur rrudhat, hapat që duhet të ndiqni

04/01/2020 14:24

Shëndeti i lëkurës është po aq i rëndësishëm sa i organeve të tjera të trupit. Me kalimin e viteve edhe lëkura fillon të tregojë shenjat e plakjes. Rrudhat janë një shqetësim më vete për gratë dhe nëse lihen pa trajtuar sigurisht që mund të përkeqësohen.

Për t’i trajtuar rrudhat dhe të evidentoni përkeqësimin e tyre duhet të dini disa sekrete duke nisur nga ushqimet e deri tek mënyra e fjetjes.

Flini si një bebe

Gjumi është shumë i rëndësishëm për të rikuperuar energjitë e shpenzuara gjatë ditës. Por edhe kur flini ju duhet ta bëni në mënyrën e duhur. Dermatologët sugjerojnë që të flini me kurriz porsi një bebe në këtë mënyrë nuk do të shtypni fytyrën tuaj dhe të krijoni rrudha.

Hidratimi, arma kundër rrudhave

Sigurisht që një lëkurë e hidratuar edhe e butë i tregon rrudhat edhe më ngadalë. Gjithashtu mënyra e duhur e hidratimit është mjaft e rëndësishme, pasi siç janë llojet e lëkurës ashtu janë edhe llojet e hidratimit.

Kujdesi ndaj diellit

Dëmi i shkaktuar nga dielli është një nga shqetësimet më të mëdha të dermatologëve. Nëse ju nuk përdorini krem mbrojtës ndaj diellit, lëkura juaj është në kontakt të menjëhershëm me rrezet e saj. Dermatologët sugjerojnë që të përdorni kremin mbrojtës ndaj diellit edhe kur jashtë nuk është kohë me diell. Pra pavarësisht stinës, kremi i diellit është një nga miqtë tuaj më të mirë për lëkurën.

Shmangni ushqimet e dëmshme

Është e ditur tashmë që sheqeri i proçesuar është mjaft i dëmshëm për shëndetin e organizmit. Nëse ju konsumoni shpesh ushqime të tilla të proçesuara atëherë lëkura juaj do të duket më e plakur. Duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të cilat ju japin vitamina dhe antioksidnatë të cilët e ndihmojnë lëkurën të duket më e re. Vitamina C është një nga rigjenerueset më të mira të lëkurës, ndaj dhe mundohuni që të konsumoni sa më shumë produkte me këtë vitaminë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA