Schalke i heq shiritin e kapitenit/ Bayern merr Nübel falas

04/01/2020 16:12

Bayerni i rrëmben një tjetër portier Schalke 04. Këtë radhë skuadra siguroi shërbimin e Alexander Nubel për sezonin e ardhshëm e për më tepër këtë e arriti pa paguar as edhe një cent, pasi portieri i ri shkon në Bavari me parametra zero duke qenë se kontrata me Schalke i skadon në 30 qershor të këtij viti.

Klubit nga Gelsenkirschen nuk i pëlqeu një lëvizje e tillë dhe mori vendimin për heqjen e shiritit të kapitenit Nubelit, një vendim që u bë i ditur nga vetë trajneri David Ëagner dhe futbollisti Omar Mascarell që do të jetë ai kapiteni i parë i Schalkes në vend të Nubel.

Por telashet për Nubel nuk janë vetëm te skuadra aktuale e tij. probleme ai duket se do të ketë edhe te skuadra e tij e re sezonin e ardhshëm dhe shkaku do të jetë pikërisht kapiteni aktual i Bayernit, Manuel Neuer. Te Bayerni ideja ishte që me ardhjen e Nubel të krijohej një periudhë tranzicioni përsa i përket portës me Neuer që duhet t’i lërë minuta në dispozicion Nubelit 23 vjecar që shihet si pasuesi i tij. Por sipas të përditshmes ‘Bild’, kapiteni aktual i Bayernit nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëshim në këtë aspekt e dhe refuzoi kërkesën e drejtuesve të Bayernit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA