Tayna ka qenë e ftuara speciale këtë të shtunë në “Shiko Kush LUAN” dhe së bashku me Luanën, ajo është bërë pjesë e lojës ‘Ndaje ose Haje’.

Ulur në një tryezë, vajzat i kanë drejtuar pyetje njëra-tjetrës. Njëra prej tyre i drejtohej Luanës, ku i kërkohej që të zgjidhte mes dyshes së kapitenëve më të mirë të skuadrave për tre sezone të formatit në fjalë. “Të ndash kapitenët është njësoj sikur të ndash fëmijët”, ka thënë Luana, ndërsa publiku ka brohoritur emrat e dyshes aktuale. “Flori dhe Rezi thoni ju? Atëhere dhe unë shkoj me zgjedhjen tuaj”, është shprehur autorja dhe moderatorja e “Shiko Kush LUAN”, edhe pse për mua kanë qenë të gjithë shumë të mirë dhe i kanë dhënë diversitet programit.

Pavarësisht se me dëshirën e saj Luana nuk ka dashur të bëjë ndarje, këtë herë i është bashkuar dëshirës së publikut. Në sezonin e parë, në rolin e kapitenëve kanë qenë Gent Hazizi dhe Edi Manushi, ndërsa në të dytin Flori Binaj dhe Adi Pojana. Ky sezon i tretë po mbyllet me Florin dhe Rezart Veleshnjan në krye të secilës prej skuadrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA