Çifti i ribashkuar, Stine dhe Graciela janë të ftuarit e sotëm në emisionin “Shiko Kush Luan”

04/01/2020 22:18

Dy të dashuruarit folën për herë të parë për lidhjen e tyre, ndarjen dhe ribashkimin, kjo falë lojërave argëtuese që u zhvilluan në studio.

Loja me tabela i vuri Stinen dhe Gracielën përballë pyetjeve që zbuluan diçka më shumë për publikun.

Vendimin për tu ndarë si dhe atë për tu ribashkuar e morën të dy, pasi si Stine ashtu dhe Graciela ngritën tabelat kur këto pyetje u bënë.

Graciela rezultoi të ishte më xheloze në lidhje, ndërsa po kjo e fundit është ajo që do më shumë vjehrrën.

Siç dihet çifti janë prindër të një vajze të quajtur Estia e cila sipas tyre i ngjason Stines në pamje. Babi Stine dëshiron që e vogla e tij të bëhet çfarë të dojë kur të rritet përfshirë këtu edhe këngëtaren.

Të dy ranë dakort se: e duan marrëzisht njëri-tjetrin edhe pse zihen, mbarojnë pas tjetrit si dhe e kanë tmerr kur i pyesin: “Po ju sikur u ndatë një herë?”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA