Lideri socialdemokrat Zoran Zaev ka lajmëruar se ka firmosur dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, ndaj sot në kuvend pritet të konstatohet dorëheqja e tij.
Kështu i hapet rrugë qeverisë teknike me mandat 3-mujor, e cila do të jetë e fokusuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit.
“Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike”, tha Zaev.
Për këtë arsye, deri në mesnatë pritet të votohet edhe qeveria teknike, e kryesuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Top Channel