Zbulohet skema! Arrestohet punonjësi i skanerit në Rinas, 23-vjeçarja do kalonte me dokumente të falsifikuara

03/01/2020 11:22

Një tentativë e kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara është parandaluar në Rinas.

Në Rinas u arrestuan dy shtetas, njëri punonjës i skanerit në aeroportin e Rinasit. Saktësisht të arrestuarit janë Xh. K., 23 vjeçe, banuese në Mat. Arrestimi i saj u bë si e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me skaner, në terminalin në varësi të TIA-s. Ky shtetas ka qenë i proceduar më parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular.

Shtetasja XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

Shtetasi R. K., punonjës i aeroportit të Rinasit në kontrollin me skaner, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasen Xh. K..

Vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, pasi dyshohet se kanë pajisur edhe shtetas të tjerë me dokumente të falsifikuara, që do t’i ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Ndërkohë në Elbasan u vu në pranga 54-vjeçari me iniciale E.J., banues në Sauk të Tiranës , i cili u kap në qytetin e Prrenjasit duke transportuar me mjeti e tij  tre shtetas të huaj në drejtim të Shkodrës me qëllim  dhënien  ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA