Janë identifikuar dy personat që mbetën viktimë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në rrugën “Xhanfize Keko”. Ata janë: Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni, dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për të moshuarën ka qenë i vështirë identifikimi pasi nuk ka patur dokument identifikimi me vete.

Ishte përplasja e dy automjeteve që shkaktoi vdekjen e dy kalimtarëve.

Mjeti me targë AA544 SX, me drejtues shtetasin Etjon Lazri, është përplasur me mjetin me targë AA 758 YZ, me drejtues shtetasin Edmond Murati, duke goditur më pas kalimtarët.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në polici për  veprime te mëtejshme, ku njeri prej tyre, shtetasi Etjon Lazri, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia njofton se po këqyr kamerat perreth vendit të aksidentit për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për parakalim të gabuar të njërit prej mjeteve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA