Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka orkestruar një sulm ndaj ambasadës amerikane në Irak dhe se do të mbajë përgjegjësi për një gjë të tillë.

“Irani ka vrarë një sipërmarrës amerikan, duke lënduar shumë të tjerë. Reaguam fuqishëm dhe gjithmonë do ta bëjmë këtë. Tani Irani po orkestron një sulm ndaj ambasadës amerikane në Irak. Ata do të jenë plotësisht përgjegjës ”, shkruan Trump në Twitter.

Trump shtoi se ai pret që Iraku të dërgojë forcat e tij të sigurisë dhe të mbrojë ambasadën. Mijëra protestues hynë në ambasadën amerikane në Bagdad sot, duke thyer derën dhe duke u vënë flakën tre rimorkiot para ndërtesës.

Më parë, ambasadori amerikan dhe stafi ndihmës ishin evakuuar nga ambasada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA