Nisin hetime për shkatërrimin e varrezave hebreje në Gjermani

31/12/2019 13:14

Policia gjermane është duke hetuar dy burra të moshës 21 dhe 33-vjeçare, në lidhje me shkatërrimin e varrezave hebreje në një qytezë në perëndim të Gjermanisë.

Ata janë arrestuar më 30 dhjetor në afërsi të varrezave në Geilenkirchen, ku ishin prishur më shumë se 40 varre dhe gurët e tyre ishin bërë me ngjyrë të kaltër.

Të dyshuarit janë të njohur për policinë dhe janë liruar në ditën e njëjtë, ndonëse hetimet vazhdojnë.

Sipas gazetës, Bild, dy të dyshuarit njihen si pjesëtarë të së djathtës ekstreme.

“Kur janë kontrolluar të dyshuarit, atyre u është gjetur ngjyra e kaltër”, është cituar të ketë thënë policia sipas transmetuesit gjerman, Deutsche Welle.

Ky incident ndodh në kohën e rritjes së incidenteve anti-semitike në këtë shtet.

Sipas policisë, veprimet anti-semitike janë rritur për 20 për qind në krahasim me vitin 2017.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është zotuar për të luftuar urrejtjen pas një sulmi në një sinagogë gjermane, që ka lënë dy persona të vdekur në Halle, gjatë muajit tetor.

Lëvizja neo-naziste është fajësuar për shumicën e incidenteve anti-semitike./rel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA