Viti 2019 do të mbahet mend si një ndër vitet më të vështira për shqiptarët, pas tërmetit të 26 nëntorit që shënoi 51 viktima dhe mijëra familje të prekura.

Këtë fundvit, pikërisht për t’iu gjendur sadopak pranë këtyre familjeve, “Dilema Deal or no Deal” me Eno Popin, iu bashkua fondit të solidaritetit të ngritur nga Top Channel dhe partnerët e tij, duke bërë që emra të njohur të ekranit të vinin dhe të luanin mbi këtë kauzë. Me një Bankier më dorëlëshuar se kurrë dhe me ndihmën e të gjithëve, në episodin e sotëm, Grida Duma arriti të fitonte 5 milionë lekë të vjetra, dhe kësaj shume vendosi t’i bashkangjisë edhe pagën e saj si pedagoge.

Edhe Isli Islami dhe Ori Nebijaj, Ilda Bejleri, Marsela Çibukaj, Marjana Kondi dhe Arben Derhemi, luajtën përgjatë këtyre ditëve përballë valixheve të “Dilema Deal or no Deal”, duke bërë bashkë një shumë të konsiderueshme lekësh që do të shkojë për familjet e prekura nga tërmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA