Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Rumani, ku gjatë ndërhyrjes kirurgjikale një paciente ka ndërruar jetë si pasojë e djegies së rëndë.

Mësohet se kirurgët përdorën një dezinfektues me bazë alkooli mbi gruan 66-vjeçare, përpara se të kryenin operacionin për kancer në pankreas, raporton BBC. Por më pas ata përdorën një bisturi elektrike, e cila ra në kontakt me alkoolin duke e djegur trupin e gruas në tavolinën e operacionit.

Gruaja u dogj në 40 përqind të trupit dhe ndërroi jetë një javë më vonë.

Ministria e Shëndetësisë ka premtuar hetim për incidentin e tmerrshëm. Rumania shpenzon më pak se çdo vend i BE për shëndetësinë. Ky vend ka numrin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në kontinent. Infrastruktura spitalore shfaq problematika dhe shpesh mungon stafi mjekësor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA