Autori i dyshuar për të shtënat ndaj Gardës Kombëtare probleme me shëndetin mendor? E-mailet e nxjerrin “zbuluar”, qëndroi i izoluar… 01/12 22:50
Në Nju Jork, përgatitjet për ceremoninë e famshme të çastit të ndërrimeve të viteve, kanë ditë që kanë nisur dhe janë pranë finalizimit.
Qyteti i Nju Jorkut e pret vitin e ri duke numëruar mbrapsht, në Times Square, me topin gjigant që bie ngadalë. Që gjithçka të shkojë mirë, janë bërë edhe testet e ndriçimit dhe ato mekanike për topin e famshëm.
Jared Fox, një mësues në një nga shkollat e mesme të Uashingtonit, dhe nxënësit e tij, do të iniciojnë rënien e topit gjigant dhe numërimin mbrapsht, bashkë me presidentin e aleancës Times Square, Tim Tompkins. Këtë vit, tema e ceremonisë i është dedikuar ndryshimeve të klimës dhe do të nderojë mësuesit e shkencës dhe nxënësit që luftojnë ngrohjen globale.
Top Channel