Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

Aksioni politik i Monika Kryemadhit në 2019 ishte i lidhur ngushtësisht me ato të Lulzim Bashës. Zonja Kryemadhi në drejtimin e LSI nuk pati ndonjë pikë kulminante por u mundua të unifikojë dhe ta mbajë solide partinë e trashëguar nga bashkëshorti sot president.  Top Channel e pyeti astrologun Meri Shehu se si do të jetë 2020 për zonjën Kryemadhi?

MERI SHEHU-Me sa di unë zonjë Kryemadhi është shenja e akrepit dhe besoj se 2020 pavarësisht se janë sharë në 2019 dhe u duk sikur janë thënë fjalët e fundit 2020 do të jetë me bashkëpunuese më mirëkuptuese . Nuk e di si do të jetë mirëkuptimi këtij interesi por shpresoj të jetë vendi. Kështu s’do të kemi përballje shumë të forta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA