“E sigurt që nuk je në epokën e gabuar?!”/ Deklarata e Merz për Europën, Kremlini e krahason me Hitlerin: Jemi në 2026-ën, jo 1933 13/02 22:36
Kriza e zjarreve në Australi ka marrë edhe dy jetë të tjera, ndërkohë që me dhjetëra vatra të ndryshme zjarri janë duke zhdukur qyteza të tëra, duke i detyruar njerëzit të gjejnë strehë nëpër plazhe.
Një burrë dhe djali i tij vdiqën në Nju Sauth Uells nga zjarret, ndërkohë që dyshohet edhe për një viktimë të tretë.
Tymi dhe flakët e kuqe kanë krijuar pamje apokaliptike nëpër vend, ndërkohë që numri në total i të vdekurve ka arritur në 11.
Ushtria është vënë në gatishmëri për të ndihmuar evakuimin e njerëzve që do të kenë nevojë të largohen në kohë.
Top Channel