Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të tretë Komitetin Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit me pasoja tragjike.
Kryeministri tha se: “Brenda 2020 ata që jetojnë në fshat që nuk janë spostuar në sistemin e qirave në zonat urbane dhe kanë kërkuar çadra dimërore, do futen në shtëpi. Nuk mund ta lejojmë që 2021 ta kalojnë në çadër, ky është objektivi i parë, ne jemi gati që me pranverën, maksimalisht mars të fillojmë të bëjmë spostimin e familjeve që jetojnë në fshat në shtëpi të reja”,
Më tej ai shtoi se: “Së dyti spitalet shkollat do rindërtohen sa më shpejt, mësimi do nisë në shkolla edhe më të mira se ato që ishin. Lagjet e reja që brenda 6 mujorit të parë t’i kemi në kantinier, tani kjo kërkon më shumë kohë, por objektiv kemi që brenda 2021 të akomodojmë ata që janë pa shtëpi”
Duke folur për donacionet, Rama paraqiti shifrat si më poshtë.
“Por mendoj që më konferencën e donatorëve dhe disa aktivitet të tjera do arrijmë më shumë. Shifrat nga organizat do të publikohen dhe ato që të kemi transparencë. Pikë tjetër, është fillimi i rindërtimit të godinave me shumë njësi banimi, me shpenzimet e vetë kompanive. Sa i përket procesit të rimarrjes përfundimtare të godinave me shumë njësi banimi është angazhuar fondi, për mundësinë e rikuperimit apo për shembjen e një objekti të caktuar”, tha Rama.
Top Channel