Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj deklaroi sot se Kosova përkrahë sulmet e fundit mbrojtëse ndaj organizatës Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Siri.
“Veprimet e shpejta mbrojtëse ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të kësaj organizate janë të domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Ai thotë se Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga SHBA dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë.
“Kata’ib Hizbollah dhe organizatat tjera të ngjashme nuk do të mund t’i realizojnë qëllimet e tyre përmes terrorit e dhunës e aq më pak të përkrahura nga shtetet të cilat janë kundër lirisë e paqes”, përfundon Haradinaj.
Top Channel