I varrosur për së gjalli! Sa minuta mund të rezistojë një njeri nën dhe

30/12/2019 11:43

Në emër të shkencës, dikush i quajtur Greg vendosi të luftojë frikën e të varrosurit për së gjalli.

Nga kurioziteti për të mësuar se sa mund të rezistojë i varrosur një njeri i gjallë, ai ndërmori një eksperiment të pazakontë. Së bashku me një grup mjekësh dhe një ambulancë që ndodhej pranë tyre për çdo rast, u pajis me mjetet e nevojshme për matjen e oksigjenit, nivelit të gjakut, dhe më pas u vendos në një arkivol prej druri dhe u mbyll në të. Personat e pranishëm e ndihmuan që të “varrosej”.

Gjatë qëndrimit në arkivol ai vështroi se brenda pak kohësh hapësira e kutisë u mbush me avull për shkak të kondensimit dhe mungesës së ajrit. Qëndrimi nën dhe ishte me të vërtetë një stres i vërtetë për Gregun, i cili brenda 60 minutash, i shoqëruar dhe nga paniku filloi të bënte të pamundurën për të dalë nga aty. Mjekët të cilët ndodheshin në shërbim të tij e nxorën nga thellësia e tokës.

Rezultatet e eksperimentit ishin mbresëlënëse sipas tij; një person i gjallë i “varrosur”, nuk mund të jetojë më shumë se 1 orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA