Të përdorësh një makinë si arkivol! E padëgjuar më parë por çudia na vjen nga Nigeria.
Azubuike, një i ri shumë i pasur, i cili pak kohë më parë mësoi se babai i tij kishte ndërruar jetë, u mundua që ta nderonte atë në një mënyrë dinjitoze. Në vend të arkivolit ai e varrosi të ndjerin brenda makinës së tij luksoze të tipit “BMw X5”, e cila ka qenë edhe automjeti që babai i tij përdorte deri sa ishte gjallë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Anabra të Nigerisë. Ky veprim i të riut ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale. Disa kanë hedhur akuza në drejtim të Azubuike duke shkruar nëpër komente se ky veprim është një tallje në drejtim e të atit të tij. Ndërsa disa të tjerë e kritikojnë atë sepse po harxhon shumë para të çuara dëm sipas tyre, dhe me paratë e siguruara në rast të shitjes së makinës t’i investonte për të zhvilluar fshatin ku ai jetonte, i cili ndodhet në një varfëri të skajshme.
Top Channel