Bilanci i 2019/ Si e përkufizojnë qytetarët vitin që po ikën
30/12/2019 15:10
2019 po mbyllet dhe secili prej nesh bën një lloj bilanci, se si i kaloi 365 ditët e tij. Dikush u gëzua me ardhjen në jetë të një fëmije, dikush me një fejesë apo martesë, por pati edhe njerëz që përjetuan ngjarje jo të gëzueshme.
“Unë fejova mbesën. Unë pata fatkeqësi në familje. Si ky vit mos na ardhtë më. Unë nga gjithë viti mbaj mend tërmetin. Edhe tani më dridhet toka. Unë martova vëllanë. Dola mirë me mësime. Më ka ardhur djali nga Italia dhe nuk na la vetëm dy pensionistë, na është mbushur shtëpia plot”, shprehen qytetarët.
Në ditët e fundit të viti, Top Channel po realizon një sondazh, ku njerëzit pyeten se si ishte viti 2019, për ta.
Top Channel