“Kur u martova, 3 ditë s’dola nga dhoma” Arjola Demiri flet për fillimet e martesës që përfundoi në divorc

29/12/2019 18:28

Arjola Demiri, ka folur gjithmonë për divorcin, por shumë pak sesi është ndjerë në ditët e para të martesës. Në “E Diell” ajo rrëfeu: “Deri kur bëra 19 vjeç, s’kisha parë njerëz të putheshin në buzë derisa pashë çifte duke u puthur tek qyteti Studenti kur fillova studimet në Tiranë” tregoi me sinqeritet ajo.

Sa i takon fillimeve të martesës së saj, ajo kujton se ka pasur një dashuri shumë të fortë dhe të pastër.

“Kur u martova, 3 ditë nuk kam dalë nga dhoma” deklaroi ish-Missi duke nënvizuar faktin se pasioni mes saj dhe ish-bashkëshortit ka qenë shumë i madh.

“Gazetarët më pyesin tërë kohës për divorcin, unë s’mund t’i gënjej” ka thënë Demiri duke hedhur poshtë zërat se këto deklarata i ka bërë thjesht për scoop-e.

“Ka momente që qaj, por në 2020 kam vendosur që të mos derdh më asnjë kokërr loti për asnjë mashkull” tha më e vendosur se kurrë Arjola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA