India është vendi i traditave të shumta; një vend ky në të cilin mbizotërojnë më shumë se 600 gjuhë.
Ndër zakonet dhe ritet e ndryshme, disa prej tyre të pazakonte dallon njëra, sipas të cilës fëmijët që lindin me nevoja të veçanta “varrosen”për së gjalli, gjë që besohet se mund “t’i shërojë”. Në pamjet e mëposhtme virale shihen fëmijë duke qarë dhe pranë tyre qëndrojnë prindërit, të cilët i orientojnë ata që të shohin drejt kameras.
Në këtë traditë indiane morën pjesë 10-të fëmijë ku më i vogli prej tyre ishte 3 vjeç. Nuk është e qartë se çfarë aftësish të kufizuara kanë fëmijët, por raportet thonë se ata u “varrosën” si pjesë e një tradite të paqartë. Fëmijët u mbajtën në gropa në fshatin Taj-Sultanpur, Indi, gjatë tërë eklipsit diellor.
Sapo u njohën me rastin në fjalë, organizata për mbrojtjen e fëmijëve në Indi kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Kryetari i Komitetit të Mirëqenies së Fëmijëve Reena D’Souza, tha se pas këshillave që i dhanë fëmijëve në qendra e tyre të rehabilitimit, i rikthyen fëmijët pranë familjarëve. Gjithashtu ky institucion paralajmëroi familjet se ndaj tyre do të merren masa ndëshkimore në rast të përsëritjes së fenomeneve të tilla.
Karnataka: 6 physically challenged children were buried neck-deep in cattle dung pits during the three-hour-long #SolarEclipse pic.twitter.com/sifmvHPlMn
— TOI Bengaluru (@TOIBengaluru) December 26, 2019
Top Channel