Tom Hanks mund të shtojë tani edhe shtetësinë greke në listën e çmimeve apo vlerësimeve të tij.

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, nënshkroi një dekret që i jep aktorit shtetësinë e nderit.
Bashkëshortja e Tom Hanks, aktore dhe regjisore, Rita Uillson, është me origjinë greke dhe bullgare dhe çifti i kalon shpesh pushimet në ishullin grek, Antiparos.

Ata po ashtu kanë realizuar edhe disa filma në vend. Uillson dhe Hanks, prodhuan komedinë hit të 2002, “My Big Fat Greek Wedding” dhe pasuesin e tij, në 2016. Hanks po ashtu ishte edhe producent ekzekutiv në muzikalin e 2008, “Mamma Mia” dhe në komedinë e 2009, “My Life in Ruins.”

Sipas ligjit grek, shtetësia e nderit mund ti jepet personave që kanë bërë shërbime të jashtëzakonshme për vendin ose shtetësia e të cilëve mund ti shërbejë interesit publik. Hanks pritet të marrë edhe një nga nderimet më të larta në ceremoninë e Golden Globes, muajin e ardhshëm, çmimin Cecile B. De Mille ndërkohë që ka fituar katër çmime Golden Globe dhe një vlerësim karriere nga instituti amerikan i filmit në 2009.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA