Rreth 87 për qind e francezëve do të konsumojë alkool në mbrëmjen e vitit të ri, por më pak se gjysma e tyre do të kenë një zgjidhje për tu kthyer në shtëpi. Dhe këtë e thotë një vëzhgim i përvitshëm i shoqatës së parandalimit të aksidenteve rrugore.
Për të rritur ndërgjegjësimin mes drejtuesve të automjeteve, vullnetarët po bëjnë teste të kontrollit të alkoolit në qendër të Parisit dhe ofrojnë një provë të kushteve të ngjarjes së makinës në gjendje të dehur, falë disa syzeve të posaçme.
“Në fakt, kjo simulon problemet e koordinimit të lëvizjes që ne mund të kemi dhe problemin e kohës së reagimit apo vendimmarrjes. Kur e shikon dikë nga larg, mendon se ai është i alkoolizuar pasi ka vështirësi në kapjen e gjërave, në bërjen e lëvizjeve, në ecje. Dhe këto janë pasojat e alkoolit”, Emmanuel Renard.
Vetë qytetarët, duken të interesuar pasi ka edhe nga ata që e kanë pësuar si pasojë e ngjarjes së automjetit në gjendje të dehur.
Ka nga ata që e kanë një zgjidhje. Nuk do të pinë asnjë gëllënjkë alkool. Por pjesa më e madhe, të paktën një herë në vit, do të duan të shfrenohen pakëz më shumë se normalisht. Dhe kjo ka risqet e veta. Për të qenë të sigurt duhet menduar një zgjidhje….
Top Channel