Ditën e sotme është zhvilluar një takim me të dënuarat e burgut të femrave për projektligjin e amnistisë ku pjesë e këtij takimi ishte kryeministri i vendit, ministrja e drejtësisë Gjonaj dhe Dr. Ervisa Demollari.
Në fjalën e saj ministrja Gjonaj shprehet se janë munduar maksimalisht që t’iua plotësojnë kohën dhe të iu heqin mërzinë si dhe shton së do t’i ndjek secilën nga ato që do të përfitojnë nga kjo amnisti, për të ju dhënë mundësinë që të fillojnë një jetë të re.
Kryeministri i vendit shton se 56 gra do të përfitojnë nga kjo amnisti, ku gjysma prej tyre do të lirohen menjëherë dhe gjysmës tjetër do t’i ulet 1/3 e dënimit që do të kryejnë.
“Me vjen mirë që ne arritëm të bënim këtë amnisti. Dëshironim që të gjitha gratë të përfitonin nga amnistia. 56 gra që përfitojnë nga amnistia, gjysma do lirohen menjëherë. Do doja të lehtësoja dënimin dhe për disa krime të rënda të kryera nga gratë”, shprehet Rama duke shtuar se, “patëm debate të ashpra për këtë çështje me bordin e amnistisë”.
Top Channel