23/12 14:30
Irkenc Hyka u kthye shumë shpejt ndër emrat më të dashur për publikun. Në “Shiko Kush LUAN”, këngëtari zbuloi dhe disa detaje nga jeta personale.
Pyetur me humor se si ia bënte për të takuar të dashurën, për aq kohë sa kohën më të madhe e kalon në studio dhe nga gjumi zgjohet në drekë, Irkenci në fakt e ka patur një përgjigje. “5 me 6 e takoj. Është 23 vjeç dhe kemi 3 vite bashkë”, ka qenë kjo përgjigja e Hykës.
Nuk ndodh shpesh që këngëtarët të shprehen lirisht kur vjen puna tek romanca, por duket se Irkenci nuk ka çfarë të mbajë të fshehur lidhur me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Top Channel