Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar janë në fazën përmbyllëse të marrëveshjes për transferimin e të dënuarve. Një numër i konsiderueshëm i shtetasve shqiptarë vuajnë dënimet në burgjet britanike.
Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se kjo marrëveshje po përmbyllet mes palëve.
Në takimin që zhvilloi me gazetarët, ministrja Gjonaj njoftoi edhe për ‘rifreskimin’ e marrëveshjes së ekstradimit që Shqipëria ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jemi në fazën e mbylljes së një marrëveshjeje për ekstradimet me SHBA. Do jetë një marrëveshje historike pasi operojmë ende me marrëveshjen e 1933”, u shpreh Gjonaj, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Gjonaj tha se në takimet që ka patur me Prokurorin e Antimafias në Itali, është rënë dakord që të shtohen skuadrat e përbashkëta kundër krimit transnacional.
Noterët dhe përmbaruesit do futen në vetting
Top Channel