Bashkëpunimi i Policisë së Fierit me komunitetin ka vënë në pranga 37 vjeçarin që po vidhte një banesë në lagjen “8 Shkurti”.
Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative në numrin 112, se një shtetas i panjohur dyshohet se po vidhte banesën e shtetasit A. V., menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar bashkë me 2 aparate celularë të vjedhura.
Specialiatët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 37 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.
Policia e Fierit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.
Top Channel