Kategoria Superiore vendosi drynin pas javës së 17-të për t’i dhënë mundësinë futbollistëve dhe stafeve drejtues të rikarikojnë bateritë për t’u rikthyer në fushë më 22 janar për pjesën më vendimtare të sezonit.
Pa diskutim që çdo verdikt përcaktohet në maj dhe rëndësi kanë pikët që grumbullon në muajin maj, megjithatë për të kuptuar ecurinë vjetore, kemi përpiluar një klasifikim me pikët e çdo skuadre të Superiores në këtë vit kalendarik, duke përjashtuar Vllazninë e Bylis sepse këto dy ekipe deri në maj të këtij viti ishin pjesë e Kategorisë së Parë.
Partizani që në këtë 2019-të ka pasur në stol Skënder Gegën, Franco Lerdën dhe 2 ndeshjet e fundit ndihmës trajnerin Renaldo Kalari, është skuadra që ka koleksionuar më shumë pikë nga çdo ekip tjetër, 61. Në vendin e dytë të kësaj renditjeje ndoshta mund të duket edhe disi surprizuese por ndodhet Tirana.
Bardheblutë të cilët sezonin e shkuar e siguruar me shumë vështirësi mbijetesën dhe në këtë vit janë drejtuar në stol nga 3 trajnerë, Mema, Ahmataj e Egbo kanë grumbulluar 58 pikë. Më pas vjen skuadra që për momentin kryeson kampionatin, Kukësi. Edhe blutë po ashtu si Partizani e Tirana në 12 muajt e fundit kanë pasur tri trajnerë në stol, Cungun, Gjokën e Duron.
56 pikë kanë regjistruar në 2019-ën duke qenë të tretët në këtë klasfikimin të veçantë. Në pozicionin numër 4 është Teuta me 52 pikë, 46 me Shkëmbin dhe 6 me trajnerin aktual Edi Martinin. Skënderbeu mban vendin e 5-të, sezonin e shkuar e mbyllte Orges Shehi këtë edicion i drejton Ilir Daja, 46 pikë për bardhekuqtë.
Laçi që sezonin e shkuar nuk dhuroi një performancë të jashtëzakonshme dhe që e nisi jo mirë kampionatin aktual ka kolekionuar gjithsej 44 pikë në 2019-ën, ndërkohë që nuk ka befasi në dy vendet e fundit, Luftëtari 41 dhe Flamurtari 32 pikë.
Top Channel