I nxehtë aksi Paris-Torino, PSG-ja dhe Juventusi shumë pranë shkëmbimit të bujshëm

27/12/2019 14:58

Na ndajnë pak ditë nga hapja e merkatos por Juventusi dhe PSG-ja, duken se janë shumë afër të përforcimeve të para.

Bëhet fjalë për shkëmbim lojtarësh midis palëve, shkëmbim që do të kalonte në Torino argjentinasin Leonardo Paredes dhe nga krahu tjetër në Paris do të shkonte gjermani Emre Can.

Të dyja klubet kanë javë që e diskutojnë një marrëveshje të tillë, e cila mesa duket është drejt finalizimit. Të dy lojtarët nuk janë pjesë e planeve të trajnerëve të dyja klubeve. Emre Can në urdhrat e Maurizio Sarrit është aktivizuar në këtë sezon 7-të ndeshje duke u aktivizuar vetëm dy herë si titullar, por gjithashtu nuk u përfshi në listën e lojtarëve të përzgjedhur nga tekniku Sarri për fazën e grupeve të Champions League.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Leonardo Paredes. PSG-ja pagoi për shërbimet e tij 47 milionë euro në arkat e rusëve të Zenit, por deri më tani 25 vjçari nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe është aktivizuar vetëm në 7 ndeshje si titullar nga trajneri Thomas Tuchel. Në rastin e arritjes së një marrëveshjeje për Paredes do të ishte një rikthim në Serie A.

Argjentinasi është ka luajtur që në vitin 2013-të deri në vitin 2018-të duke mbrojtur ngjyrat e Chievos, Empolit dhe Romës. Natyrisht në marrëveshjen midis palëve ka edhe disa detaje për të analizuar sepse parisienët nuk kërkojnë ta humbasin kaq thjeshtë një futbollist për të cilin shpenzuan 47 milionë euro vetëm pak muaj më parë. Ndërsa në krahun tjetër dhe klubi torinez edhe pse e afroi Emre Can me parametër zero, dëshiron të përfitojë diçka nga futbollisti i përfaqësueses gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA