Arkeologët në Meksikë kanë zbuluar një pallat që është përdorur nga elita e fiseve Maja, rreth 1000 vite më parë, në qytetin e lashtë të Kalubas.

Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë tha se ndërtesa, e cila ishte gjashtë metra e lartë, 55 metra e gjatë dhe 15 metra e gjerë, ka qenë e banueshme midis viteve 600 dhe 1050 të erës sonë.

Vendi u zbulua teksa arkeologët po përpiqeshin të mbillnin pemë rreth e rrotull Kalubas, me qëllimin për ta mbrojtur nga dielli dhe era.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA