Gjelat e Cakranit/ Panair me shpendët e festës
27/12/2019 12:12
Gjeli i detit, ashtu si në të gjithë vendin, edhe për zonën e Cakranit, është gatimi tradicional që mbizotëron në natën e ndërrimit të viteve.
Cakrani është një ndër zonat ku ky shpend rritet me shume. Vetëm në fshatin Buzëmadh, një tufë shkon deri në 500 gjela, Festa e gjelit të detit, tashme është kthyer në traditë per ekspozimin e këtij shpendi të dashur.
Panairi është shoqëruar edhe me prodhime të tjera të zonës, të prodhuara dhe kultivuara nga banorët e Cakranit.
Në fund të kësaj veprimtarie janë shpërndarë edhe çmime e certifikata, duke stimuluar fermerët për të ruajtur vlerat dhe traditat e një zone të madhe, sic është edhe Cakrani.
Top Channel