Gati rikthimi i bujshëm, Barcelona kthen në shtëpi yllin e Spanjës

27/12/2019 14:33

Pedro Rodriguez ish idhulli i tifozëve të Barcelonës në kohën ku luante në katalonjë, është shumë pranë një rikthimi në klubin që e bëri të njohur.

32 vjeçari është shprehur për mediat se është shumë se është gati të lërë gjithçka për tu transferuar tek “Bleugranat”. Duke shtuar më tej se Barcelona kërkoi një rikthim të tij që në verën që lamë pas, por marrëveshja nuk u finalizua pasi ekipi i Chelsea-t nuk dëshironte që të privohej nga shërbimet e tij.

Për Pedron është interesuar edhe West Ham në Premier League dhe lojtari nuk e hedh poshtë këtë hipotezë, por mediat britanike shkruajë se spanjolli është në pritje të një oferte të Barcelonës. Mesfushorit me tipare sulmuese i skadon kontrata në verën e vitit 2020-et dhe mund të transferohet në katalonjë me kosto zero. Ekip ku kampioni i botës me Spanjën(në vitin 2010), ka luajtur 7 sezone nga viti 2008 deri në vitin 2015, duke zhvilluar 204 ndeshje dhe realizuar 58 gola.

Top Channel