Ora shënon 23:50 minuta, por në pjesën e rrugës nga Rrethrrotullimi i Tegut e deri tek mbikalimi i Saukut, shoferët vazhdojnë të ecin me shpejtësi tejet të lartë.

Duke qenë se janë edhe ditët e festave të fundvitit, fluksi i makinave në këtë pjesë të rrugës, është më i lartë se zakonisht. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar shoferët që të ecin tej normave të lejuara.

Një pjesë e tyre ndoshta edhe nën efektin e alkoolit. Kjo rrugë, tashmë njihet për garat e saj me makinë që zhvillojnë të rinjtë, të cilët çdo mbrëmje vendosin të testojnë makinat e tyre për shpejtësi. Shpesh ata, i qëndrojnë makinat e tyre anës rrugës.

Në këto ditë festive, policia e shtetit ka vendosur që strukturat e saj t’i kalojë në gjendje gatishmërie për të shmangur aksidentet e mundshme për shkak të shpejtësisë apo edhe alkoolit.

Të mërkurën, policia rrugore njoftoi se në autostradën Tiranë-Elbasan, iu ka hequr 16 shoferëve lejet e drejtimit, të cilit ishin me shpejtësi nga 151 deri në 174 km/h.

Kryesisht, gjatë festive të fundvitit, rritet edhe konsumi i alkoolit që shpesh përkthehet edhe në shpejtësi më të lartë në rrugë.
Në fillim të kësaj jave, rrugorja e kryeqytetit njoftoi se kishte arrestuar 18 shoferë, 13 nga të cilit ishin në gjendje të dehur në timon.

Andi Bora

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA