Luajmë dhe Rindërtojmë, kjo është nisma më e fundit e Shoqatës së Futbollistëve shqiptar. Në një mini-turne me katër skuadra kombëtare yjesh.
Shqipëria e artë e viteve 2000 me Igli Taren, Erjon Bogdani, Lorik Canën dhe të tjerë, do të luajnë përball kombëtares së yjeve të Greqisë, Kampione të Europës së vitit 2004, atë që u mund të në “Qemal Stafa” menjëherë pas kurorëzimit.
Me Karagunis, Papadopulos, Kiriakos e të tjerë. Por jo vetëm, pjesëmarrëse në këtë turne do të jetë edhe kombëtarja e Yjeve të Italisë gjithashtu të fillimit të viteve 2000, me Zambrota, Tomazi, Perrota e të tjerë, për të plotësuar katërshen me kombëtaren e yjeve të Turqisë të vitit 2002 ku ishte një brez i artë lojtarësh nga Hakan Shukur, Umit Davala, Emre e të tjerë. Kjo nismë e këtij miniturneu ka në thelb bamirësinë. Takimet do të luhet në stadiumin kombëtarë “Air Albania” nga ora 19:00 e datës 10 janar dhe të gjitha paratë e biletave që do të shiten për këto ndeshje dot ë shkojnë për fondin e rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntori.
Top Channel