Fotografia familjare e Salah para pemës së Krishtlindjeve nxit polemika të shumta

27/12/2019 11:24

Mohamed Salah e ka publikuar një fotografi të familjes së tij që ka pozuar para një peme të zbukuruar të Krishtlindjeve duke nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Sipas kalendarit gregorian, Krishtlindjet festohen më 25 dhjetor, ndërsa futbollisti egjiptian me bashkëshorten e tij të mbuluar dhe vajzën e tyre, ka pozuar pikërisht në atë ditë dhe fotografinë e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Fotografia është bërë menjëherë hit duke marrë afro katër milionë pëlqime deri më tani, si edhe komente të shumta.
Në të njëjtën kohë, kjo fotografi ka nxitur edhe polemika të shumta, duke qenë se ka të tillë që e përkrahin për faktin që i respekton fetë dhe traditat e të tjerëve.

Por, nga ana tjetër, ka të tillë që e kritikojnë duke thënë se si një mysliman, ai i ka kaluar kufijtë. Ata e kanë marrë shembull Karim Benzeman, i cili ka zgjedhur të mos postojë asgjë dhe të mos flasë për Krishtlindjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA