23/11 21:02
Një burrë nga Aurich i Gjermanisë bleu një orë muri në treg, por kur e solli në shtëpi atë e priti një befasi.
Ai nuk mund t’iu besonte syve kur gjeti 50,000 marka gjermane brenda orës, transmeton KosovaPress.
Gjermani anonim e bleu orën në pranverë dhe paratë i dërgoi në Zyrën për gjëra të humbura, sipas Fenix Magazine.
Në rast të paraqitjes së pronarit të parave, burri do të kishte të drejtën për tre për qind të fitimeve (rreth 770 euro), por askush nuk u përgjigj dhe pas afatit ligjor prej gjashtë muajve, ai i mori paratë.
Ai mund të shkëmbejë kartëmonedha të vjetra në euro në degën e bankës gjermane.
Top Channel