Bardh Spahia ka reaguar për vendimin për të pezulluar ndërhyrjet kirurgjikale në spitalin e Shkodrës. Vendimi është marrë për ndërhyrjet e planifikuara nga 30 dhjetori deri më 6 janar.

Por përfaqësuesi i Partisë Demokratike thekson se ky vendim është marrë për shkak të tejkalimit të buxhetit nga koncesioni i sterilizimit.

“Ne zbatim te udhezimeve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP”, shprehet Spahia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA