
23/02 22:38
Chelsea ka zhgënjyer në ndeshjen e fundit përballë Southampton duke u mposhtur me rezultatin 0-2 në shtëpi.
Londinezët e kanë mbyllur fazën e parë në vendin e katër me 32 pikë, por janë vetëm 3 pikë larg Tottenham që me Mourinhon në krye janë rikthyer në një skuadër potenciale ku pikërisht pjesëmarrja në Champions është objektiv.
Mou e mori Tottenham në vendin e 14 dhe ishte plot 12 pikë larg Champions.
Ndalesë edhe për Arsenalin që u ndal nga Bournemouth në shifrat 1-1 dhe është në kuotën e 24 pikëve, vetëm 6 pikë larg zonës së rënies.
Teksa Everton me në krye Ancelotin ka fituar me rezultatin minimal përballë Burnley.
Top Channel