Zbulohet saktë kur u zhdukën paraardhësit e parë të largët të njeriut të sotëm

26/12/2019 08:38

Homo-erectus i fundit u zhduk rreth 110,000 vjet më parë në ishullin Java në Indonezi, sipas një studimi të botuar së fundmi në revistën ‘Nature’.

“Për herë të parë, ne me siguri kemi përcaktuar kur saktësisht Homo-erectus, një nga paraardhësit tanë më të rëndësishëm, u zhduk,” tha për AFP, Kira Westaway nga Universiteti Macquarie, Australi, bashkautore e studimit.

Mbetjet fosile të Homo-erectus, 12 kafka dhe dy kocka këmbësh u gjetën në vitet 1930 në Ngandong, në brigjet e lumit Solo, Java, Indonezi, por mosha e tyre nuk mund të përcaktohej me saktësi, transmeton KosovaPress.

Ekzistenca e Homo-erectus vlerësohet rreth një milion e gjysmë vjet. Ai ishte paraardhësi i parë i largët i njeriut të sotëm që u largua nga Afrika 1.8 milion vjet më parë.

“Homo-erectusi nga Ngandong ka trurin dhe ballin më të madh në mesin e të gjithë Homo-erectusit të njohur, i cili është një shenjë e një ndryshimi të madh evolucionar. Për të përcaktuar se kur ndodhi ky ndryshim është thelbësore për të kuptuarit tonë mbi paraardhësit e largët”, tha Westaway.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA