Mes mureve të shtëpisë në atë që gjerësisht po cilësohet si stadiumi më i mirë në botë, Totenhem vuajti por në fund arriti të mundë Brajton 2-1 në kampionatin anglez të futbollit.
Formacioni i trajnerit Zhoze Murinjo arriti të përmbysë gjithcka në Londër duke u imponuar minimalisht, me një sukses që jep efekt edhe në renditje.
Pas golit të anuluar të bomberit Heri Kejn për pozicion jashtë loje, miqtë arritën të prishnin ekuilibrat në favor të tyre me rrjetën me kokë të Uebster.
Në fraksionin e dytë shfaqja ishte e gjitha për SPërs. Sulmuesi anglez Kejn arriti të barazonte pas një aksioni me shumë fat të londinezëve ndërsa për 3 pikët, ishte vendimtare e djathta e Dele Ali.
Gara për Champions është ndezur më shumë pas disfatës së Celsit në shtëpi 0-2 ndaj Sauthempton. Blutë vuajtën një pengesë të hidhur në Stemford Brixh pas golave të Obafemi dhe Redmond, një rezultat që jep shpresë për ndjekësit.
U zbulua ndërkohë me fat, debutimi i Karlo Ancelotit në pankinën e Evertonit. Italiani drejtoi ekipin në suksesin 1-0 ndaj Bërnli, me rrjetën e Kalvert Ljuin.
Top Channel