Një debat i fortë u bë mes Adri Nurellarit dhe Bojken Abazit në Open në Top Channel teksa flitet për krijimin e koalicionit qeverisës në Kosovë.
Më herët Abazi tha se LDK-ja po luan një lojë të fshehtë për të marrë qeverinë. Nurellari tha se si LDK ashtu edhe VV në krahasim me vitin 2017.
‘LDK-ja ka një rënie prej 1% edhe pse nxori Vjosa Osmanin kandidate, ashtu edhe VV ka një rënie në vota në krahasim me 2017. LDK-ja dhe VV dy parti të kundërta ranë dakort për program dhe po zihen për karrige’- tha Nurellari.
Aty ndërhyri Abazi i cili përgenjeshtroi Nurellarin duke thënë se këto janë të pavërteta. Janë 90 faqe program i përbashkët dh negociatat kanë zgjatur 1 javë. Ja ku ma vërteton atë që thashë më herët që LDK dhe PDK po bëjnë një lojë të fshehtë dhe këtë ma vërtetoi këshilltari i tyre.
Top Channel