Jo vetëm një futbollist i niveleve të larta por edhe një animator njëkohësisht dhe kërcimtar mjaft i mirë. Bëhet fjalë për ish lojtarin e përfaqësueses franceze, Patrice Evra, i cili ka gjetur një mënyrë origjinale për të uruar Krishtlindjen.
I veshur me kostumin e babagjyshit, Evra shikohet në një vend tropikal të mbuluar nga të gjithë anët nga deti i kthjellët.
Në një moment ish mbrojtësi shfaqet në pistën e drunjtë e cila ndodhet në mes të detit duke kërcyer dhe duke i befasuar të gjithë. Më pas ai fillon që të bëjë një kërcim të shoqëruar me këngë nga ana e tij, e ndihmuar edhe nga muzika e vendosur në sfond. Ky urim i krishtlindjeve nga ana e Evra-së ka shkaktuar mjaft të qeshura në rrjet. Patrice poston vazhdimisht video dhe foto qesharake në llogarinë e tij dhe kjo është mënyra që ai ka zgjedhur për ta kaluar pensionimin e tij në futboll.
Top Channel