Nuk i dilte inati me ish-të fejuarën, vlonjati i hapte profile të rreme për t’i prishur imazhin
26/12/2019 10:07
Një 27 vjeçar nga Vlora nuk e ka përjetuar aspak mirë ndarjen nga ish-e fejuara. Shtetasi S. K., 27 vjeç, banues në Vlorë, është ndaluar nga policia për shkak se ka përndjekur vajzën.
Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se 27 vjeçari, për motive të dobëta ka përndjekur ish të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit S.K për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”.
Top Channel