Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar emërimet e përkohshme të drejtuesve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës, Elbasan, Fier, Pukë dhe në Lushnje.

Kështu, me 6 vota pro, Këshilli votoi prokuroren Rita Gjati si Drejtuese të Prokurorisë pranë Shkallës së Pare Kukës me caktim të përkohshëm 3-mujor.

Në Elbasan u miratua me 6 vota pro projektakti për caktimin e përkohshëm të Kreshnik Ajazi ne pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Në Lushnje dhe Fier u miratuan me 10 vota pro Violeta Shkurta në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Pare Fier dhe Arben Dyla në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Lushnje.

Në Pukë Mu miratua me 9 vota pro projektakti për caktimin e përkohshëm të Françesk Ganaj, aktualisht prokuror në Lezhë, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA