
03/03 19:37
Liverpool ka mposhtur Leicester City me rezultatin 0-4 duke u shkëputur 13 pikë larg vendit të dytë dhe për më tepër kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, teksa i gjithë spektakli ishte rezervuar për në të dytën me Liverpool që shënon 3 gola në 7 minuta (71, 75, 78).
Manchester City ka shansin që të marrë vendin e dytë nesër në rast fitoreje kundër Wolves.
Gjithsesi ata janë 14 pikë pas djemve të Klopp të cilët kanë vetëm një barazim ndaj United dhe të gjitha fitore në fazën e parë.
Top Channel