Pas 40 vitesh në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi njofton dorëheqjen në fund të mandatit Çfarë mund të thotë sot një ekspozitë kur gjërat janë tejet të shpërfaqura. Sepse edhe vetë qëllimi dhe kuptimi i fjalës ekspozitë është të tregojë. Po sikur të ndodhë e kundërta?
Sikur në një ekspozitë punët të fshihen? Ashtu sikurse ndodh në këtë ekspozitë ku një pjesë e madhe e pikturave të fondit të Galerisë të zhvilluara përgjatë viteve 1946-1985 janë të mbuluara. Një pjesë tjetër nuk janë të tilla, sepse është bërë e qëllimshme kjo, në mënyrë që vëmendja e publikut të orientohet tek disa prej tyre. Bëhet fjalë për ekspozitën “Tirana Patience”, që përveç kësaj ka edhe një element tjetër. Këtu brenda janë shtuar punët e 17 artistëve të tjerë, kryesisht në video art që ka në fokus atë periudhë kohore.
Kontribuesit në “Tirana Patience” shqyrtojnë më nga afër këtë gjendje të “imagjinares së shoqërisë reale” – shoqërive tona, në Evropë dhe më gjerë – përmes veprave dhe prezantimeve të tyre. Këto u prodhuan në periudhën pas revolucioneve sociale dhe politike në Evropën Lindore, Qendrore dhe Jugore
Është komentuar shumë edhe një mbulesë përgjatë gjithë godinës jashtë GKA. Bëhet fjalë për nje thes i ardhur nga Gana. Një thes i cili shërben për transportin e kakaos aty. Këtu qëllimi i artistit ka qenë të tregojë kontradiktën. Është frymëzuar nga “Pallati i Ëndrrave” të Ismail Kadaresë. Kontradikta në histori dhe kontradikta brenda godinës ku ai punon.
Artisti I këtij instalacioni të quajtur “Thasë Jute” është Ibrahim Mahama lindur në Ganë. Në punën e tij ai është I interesuar për mbetjet dhe se si ndikojnë ato tek estetika e përgjithshme.
E gjithë kjo ekspozitë Tirana Patience ishte menduar të çelej në 27 nëntor, por pa zhvillimeve të tërmetit të 26 nëntorit, ajo u hap pa asnjë ceremoni të veçantë. por tashmë qëndron e hapur dhe e aksesueshme për publikun në GKA pas përfundimit të inspektimit, sepse edhe GKA ashtu si një pjesë e madhe e institucioneve ka patur dëmtimet e saj.
/Jetona Kocibelli/
Top Channel