Shpesh kaplohemi nga paniku kur mbesin me përqindje të vogël të baterisë dhe jemi larg shtëpisë apo ndonjë prize për ta mbushur, por edhe kur i kemi afër prizat apo mbushësit mobil, zakonisht i mbushim telefonat në mënyrën më të gabuar të mundshme – duke ua shkurtuar “jetën” baterive, shkruan Business Insider.

Në veçanti nëse praktikoni t’i lëni në rrymë duke u mbushur gjatë gjithë natës për të arritur 100%, por ky proces vetëm sa ia shkurton jetën baterive të telefonave të mençur
“Nëse mendoni të mbushni telefonin 100% duke e mbajtur në prizë gjatë tërë natës – atëherë një veprim i tillë sigurisht se do të kem ndikim negativ – do ta plakë baterinë”, ka deklaruar Dominik Schulte, drejtor i kompanisë gjermane BatterieIngenieure që merret me prodhimin e baterive.

Ai madje pranoi se plakja e litiumit të baterisë apo më mirë thënë elementet kimike brenda saj, humbin efiçencën duke bërë që bateria të shpenzohet më shpejtë se zakonisht.

Të gjitha bateritë e litiumit kanë një limit sa i përket jetëgjatësisë. Pavarësisht se çfarë bëni, kapaciteti i baterisë suaj – që përkthehet me jetëgjatësinë do të “degradoj” ashtu si ju e përdorni. Më poshtë mund ta mësoni se me çfarë shpejtësie plaket bateria e juaj.

Kompanitë që merren me prodhimin e telefonave të mençur janë pyetur se çfarë mendojnë për mbushjen e një telefoni gjatë natës, me qëllimin e vetëm që në fund të jetë 100% i mbushur.

Apple nuk përmend asgjë në faqen informuese rreth asaj nëse duhet të mbushet telefoni gjatë tërë natës – duke mos dhënë koment nëse është një ide e mirë apo e keqe.

Ndërkaq në Google kanë bërë të ditur se mbushja e tepërt e telefonit apo mbajtja në prizë gjatë tërë natës është një “brengë”, që i përket të kaluarës apo më mirë thënë demode.Ronald Ho, menaxher në Google, ka deklaruar për Business Insider se në “përgjithësi mentaliteti se mbushja gjatë tërë natës është veprim i keq apo mbushja e shpeshtë e telefonit është një përshtypje që i takon së kaluarës”

Ai shtoi se kur bateria e telefonit arrin 100% të jetë e mbushur, atëherë telefoni automatikisht e ndërprenë furnizimin edhe pse kablloja është ende në prizë.

“Telefoni do të vazhdojë të mbushet vetëm nëse është në 100%”, shtoi zyrtari i Google.

Schulte shtoi se bateritë e litiumit duhet mbajtur në 30 deri në 50%, dhe nëse vazhdohet të përdoret në atë përqindje, telefonat e mençur apo bateritë e tyre do të kenë një jetëgjatësi mesatarisht të mirë.

Në ueb-faqen e Samsungut thuhet se duhet ta mbanin baterinë në 50%, derisa në Apple rekomandojnë që iPhone duhet të jetë me qëllim që bateria të qëndron më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA