Arben Kraja kërkon që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të shtohet edhe me dy prokurorë.

Duke iu referuar burimeve jo-zyrtare, gazetarja Anila Hoxha raportoi gjatë lidhjes direkte me edicionin informativ të orës 12:00 në Top Channel se, kryeprokurori i SPAK i ka kërkuar sot Këshillit të Lartë të Prokurorisë plotësimin e trupës hetimore edhe me dy prokurorë të tjerë.

Kraja kërkon nga KLP të delegojë për çështje konkrete si prokurorë të posaçëm dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Të dy ata e kanë kaluar vetting-un, por nuk u listuan nga KLP, për këtë shkak Kraja kërkon që së paku trupa e SPAK të shkojë me këto dy delegime në 10 prokurorë, ndërkohë që KLP ka deklaruar më parë se duhen 15 prokurorë, ndërsa deri më tani janë betuar vetëm 8 prokurorë.

Për më tepër ndiqni raportimin e gazetares Anila Hoxha.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA